La Liga

United-Chelsea mbeten “thatë”, mesfushori i Barcelonës pranon uljen e pagës

Frenkie De Jong ishte shumë afër transferimit në Premier League, aty ku e pritnin Chelsea dhe Manchester United, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Mesfushori holandez do të vijojë karrierën te Barcelona.

25-vjeçari e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të mos u larguar nga “Camp Nou”. Katalanasja Sport.es raporton se De Jong ka vendosur të ulë pagën e tij, duke plotësuar në këtë mënyrë nevojat e klubit.

Mes drejtuesve dhe lojtarit tulipan është rikthyer raporti dhe atmosfera e mirë, ndërkohë që presidenti Joan Laporta, i gëzuar për veprimin e lojtarit, do të nisë së shpejti bisedimet e rinovimit të kontratës.

De Jong u transferua për 86 milionë euro nga Ajaksi te Barcelona në verën e vitit 2019. Kontrata aktuale me klubin spanjoll i përfundon në vitin 2026.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency