Futboll

United-City dhe Real-Atletico, dy përballje spektakolare dhuratë në paketën familjare të DigitAlbit

Me afrimin e festave të fundvitit DigitAlb ka menduar edhe për dhuratat që do t’i bëjë abonentëve të tij. Këtë fundjavë të gjithë ata që kanë një abonim në paketën familjare do të mund të shijojnë pa pagesë shtesë dy sfidat e shumëpritura derbi, në dy kampionate elitare, Premier League dhe La Liga.

Të shtunën, në orën 18:30, në “Old Trafford” do të luhet derbi i Manchesterit, United – City, ndërsa në orën 21:00, në “Alfredo di Stefano”, Reali i Madridit do të përballet në derbi me Atleticon. Dy sfida spektakolare, që mbërthejnë para ekranit me qindra milionë njerëz e sigurisht edhe të pasionuarit e futbollit që janë abonuar në paketën familjare të DigitAlb.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency