Merkato

United kërkon mbrojtësin portugez të Benficës

Drejtuesit e Manchester United vazhdojnë të jenë në kërkim të një lojtari ideal për repartin e mbrojtjes. Tashmë sytë e ‘Djajve të Kuq’ janë drejtuar nga Portugalia, aty ku po vëzhgojnë me mjaft interes mbrojtësin e Benficës, Ruben Dias.

21-vjecari u ndoq nga afër në takimin që ‘Shqiponjat’ luajtën në Europa League ndaj Dinamo Zagreb. Skautë të klubit anglez ishin të pranishëm në Zagreb, për të ndjekur mbrojtësin portugez, i cili gjithashtu pëlqehet edhe nga Juventus.

Kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2021, ndërkohë që klubi portugez kërkon rinovimin, por vështirë se mbrojtësi do të mbetet aty përtej qershorit të këtij viti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency