Merkato

United mendon për merkaton e dimrit, përgatit 100 mln euro për yllin e Dortmundit

Jadon Sancho është shumë pranë rinovimit të kontratës me Borussia e Dortmundit, por pavarsisht kësaj në merkaton e janarit verdhezinjtë do ta kenë shumë të vështirë ta mbajnë në skuadër talentit anglez. Manchester United pasi nuk realizoi asnjë goditje të madhe në sulm në merkaton e verës duke u përqëndruar vetëm te përmirësimi i mbrojtjes, i ka hedhur grepat drejt Sanchos për merkaton e dimrit. Paratë e e përfituara nga shitja e Lukakut dhe ajo e Sanchez që është shumë afër te Interi kanë mbushur arkat e United që janë gati t’i shpenzojnë këto të ardhura për të afruar një talent të pastër si Sancho nga Dortmundi. Djajtë e Kuq kanë përgatitur 100 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit anglez, shifër kjo që vështirë se do të mjaftojë për të bindur klubin verdhezi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency