United tenton mesfushorin, PSG: Paguani 35 milionë € dhe merreni
Manchester United ka hedhur sytë nga PSG. “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për shërbimet e Leandro Paredes, argjentinasit që është pjesë e kampionëve të Francës prej janarit të vitit 2019.
PSG ka reaguar pas interesimit të klubit të Premier League për 28-vjeçarin, për të cilin duhen shpenzuar 35 milionë euro. Kjo është shumë që kërkojnë francezët për të lënë të lirë Paredes.

Lojtari latin, autor i 44 ndeshjeve dhe 4 golave me kombëtaren e Argjentinës, pëlqehet edhe nga italianët e Juventusit.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



