Champions League

“Uragani” Bayern “shtyp” Salzburgun, Interi fiton në “Anfield”, por kualifikohet Liverpooli

Bayerni i Mynihut një uragan që shkatërron gjithçka i del përpara. Kampionët e Gjermanisë “shtypën” 7-1 Salzburgun, duke u kualifikuar në çerekfinale të Champions League. Barazimi 1-1 i sfidës së parë la hapur thjesht hipotetikisht çështjen e kualifikimit, pasi në “Allianz Arena” Bayerni shpërtheu me gjithë fuqinë e tij, duke e “asgjësuar” për pak minuta kundërshtarin.

Robert Lewandowski  shënoi tri herë brenda 23 minutave, dy golat e parë me 11-metërsh, më pas i erdhi radha Gnabry-t në fundin e pjesë së parë.

Bayerni nuk e hoqi këmbën nga gazi as në fraksionin e dytë, me Thomas Muller që e tundi dy herë rrjetën, gjithashtu dhe Sane, ndërsa goli i Kjaergaard i vlejti vetëm për statistikë skuadrës austriake.

Rezultoi më e vështirë nga ç’ishte parashikuar për Liverpoolin sfida me Interin në “Anfield”. “The Reds” u kualifikuan në çerekfinale vetëm falë fitores 0-2 në “San Siro”, pasi zikaltrit u imponuan 0-1 në takimin e kthimit. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 63-të, pas bashkëpunimit me Alexis Sanchez. Vetëm pak çaste pas shënimit të golit, Sanchez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke I lënë zikaltrit në inferioritet numerik. Edhe pse luajti për më shumë se gjysmë ore me një lojtar më pak, Interi tentoi përtej mundësive të veta për ta çuar takimin në shtesë, por nuk ia doli të shënonte të dytin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency