Urinoi mbi statujën e legjendës së Sunderlandit, arrestohet 21-vjeçari
Në Angli ka shkaktuar zemërim të madh një video e hedhur në rrjetet sociale, ku shfaqet një person që mban veshur fanellën e Newcastle duke urinuar mbi statujën e Bob Stokoe, që konsiderohet legjendë e Sunderlandit.
Personi që po kryen aktin e turpshëm duket se po e bën me vetëdije veprimin e papranueshëm dhe kjo kuptohet nga reagimi i tij.
Një zëdhënës i departamentit të policisë lokale në lidhje më këtë rast sqaroi: “Ne jemi të vetëdijshëm se një video po qarkullon në mediat sociale që duket se tregon një burrë duke urinuar në një monument përpara “Stadiumit of Light” në Sunderland. Kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme dhe ka nisur një hetim i plotë për incidentin. Një 21-vjeçar është arrestuar për sjellje të pahijshme dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.”



