Futboll

Uruguai në kërkim të pasuesit të Tabarez, kontakton Marcelo Gallardon!

Uruguai vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të ri pasi i dha fund bashkëpunimit që zgjaste prej 15 vitesh me mjeshtrin Oscar Tabarez i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Prioritet i Federatës Uruguaiane të Futbollit për stolin e kombëtares celeste është trajneri aktual i River Plate Marcelo Gallardo, kampion i freskët i Argjentinës.

Presidenti i Federatës Wilmar Valdez sëfundmi ka udhëtuar drejt Argjentinës për të biseduar personalisht me Gallardon dhe për ta bindur të ulet në stolin e 2-herë kampionëve të botës. Kontrata e Gallardos me River Plate skadon në fund të këtij viti dhe ai ende nuk ka rinovuar me Los Millinarios ndërkohë që emri i tij është lidhur edhe me klube të mëdha europiane, teksa u përfol edhe për të pasuar Ronald Koeman te Barcelona.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency