Champions League

Uzuni 14 minuta përballë Ronaldos, fitojnë Barça, Dortmundi dhe Chelsea

Murto Uzuni përballë Cristiano Ronaldos! Nuk është thjesht ëndërr, por realiteti i mbrëmjes së Championsit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili vetëm një ditë më parë u kthye në stërvitje me Ferencvarosin, pasi mposhti Koronavirusin, u aktivizua në minutën e 80-të (rezultati ishte 0-3) ndaj “Zonjës së Vjetër” dhe për 14 minuta u përpoq të bënte të tijën si kundërshtar i pesë herë fituesit të Topit të Artë. Ferencvarosi, në minutën e fundit shënoi me Boli, por kishte pësuar 4 gola deri në minutën e 81-të: dy herë kishte realizuar Morata, një gol mban firmën e Dybalas dhe i katërti ishte autogol i Dvali.

Fiton edhe Barcelona, 2-1 përballë Dinamos së Kievit, e cila tentoi deri në sekondat e fundit të merrte një rezultat pozitiv në “Camp Nou”. Messi realizoi golin e parë e 11-metërsh në minutën e pestë, ndërsa Pique dyfishoi në të 65-ën. Golin e vetëm për skuadrën ukrainase e realizoi Tsygankov.

Chesea iu imponua 3-0 Rennes me dygolësh të Timo Werner dhe finalizimin e Abraham, me të njëjtin rezultat, 3-0, Dortmundi fitoi në fushën e Club Brugge, ku spikati Haaland me dy gola (golin e parë të sfidës e shënoi Torgen Hazard).

PSG shpërdoron epërsinë 1-0 por edhe një 11-metërsh nga Di Maria përballë Leipzigut, që fitoi me përmbysje 2-1 me gola të Nkunku dhe Forsberg, duke zhvlerësuar rrjetën e Di Marias që në minutën e 6-të. Parizienët e mbyllën me 9 lojtarë sfidën, pasi Gueye dhe Kimpembe morën nga dy të verdha.

Përmbysje e jashtëzakonshme 3-2 e Sevillas përballë Krasnodarit. Skuadra Ruse udhëhiqtë 0-2 deri në fundin e pjesës së parë, kur Rakitic shënoi të parin për vendasit. Kartoni i kuq i Navasit ua bëri më të vështirë punën andaluzëve, që gjithsesi mes sakrificave arritën të shënon dy herë me të njëjtin autor, En Nesiry, për të siguruar një fitore të madhe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency