Uzuni asist në barazimin e Lokomotivës, sfumohet Europa!
Ka ngecur në kuotën e 7 golave në këtë sezon kur mbeten eche dy ndeshje për t’u luajtur deri në përfundim të kampionatit kroat, megjithatë Myrto Uzuni vazhdon të mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Lokomotivën e Zagrebit, madje në sfidën e luajtur pasditen e sotme ndaj Slaven Belupos u bë protagonist me asistin në golin e barazimit 1-1 të realizuar nga Drozdek në minutën e 75-të. Gjithsesi ky barazim shuajti përfundimisht shanset e Lokomotivës së Zagrebit për të shpresuar një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.



