Featured

Uzuni ndalet nga shtylla, Granada bie në shtesë ndaj Sevillas

Sevilla rikthehet te fitorja e munguar që prej 27 shkurtit në derbin ndaj Betisit, teksa mbrëmjen e sotme ka triumfuar jo pa vështirësi 3-2 ndaj Granadës së Myrto Uzunit.

Këta të fundit kaluan të parët në avantazh me anë të Machis, megjithatë Diego Carlos riktheu baraspeshën për andaluzianët, që në të 66-ën shënuan edhe golin e dytë me anë të Ocampos.

Në minutën e 88’ në “Ramon Sanchez Pizjuan” ra sërish heshtja, pasi Granada ia doli të barazojë me Diaz, megjithatë për të nxjerrë Sevillan nga situata mendoi Rakitiç, që dha një pasim perfekt për Rafa Mir, i cili e dërgoi topin në rrjetë në të 93-ën.

Granada u hodh sërish në sulm për të barazuar, por Sevilla gjeti edhe golin e katërt me Papu Gomez, duke vulosur suksesin 4-2, që vjen pas tre barazimesh e një humbjeje për andaluzianët.

Nga ana tjetër, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe në të 86-ën tronditi shtyllën, duke shtyrë takimin me golin në La Liga për një tjetër ndeshje.

Ndërkohë në kampionatin anglez, Newcastle mori një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Wolves. Një gol i Wood me penallti në minutën e 72-të vendosi fatin e takimit, teksa tashmë “Magpies” shkojnë në kuotën e 34 pikëve, 10 larg zonës së ftohtë të renditjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency