Spanjë

Uzuni nis titullar, por Granada shkatërrohet nga Eibar

Granada e Myrto Uzuni nuk ia ka dalë të marrë pikë në transfertën ndaj Eibar në “Estadio Municipal del Ipurua”.

Vendasit fituan me rezultatin 4-0 në ndeshjen që e dominuan që nga minuta e parë.

Goli i parë u realizua nga Pereira në minutën e 25’, ndërsa në minutën e 69’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Tejero.

I treti që gjeti rrugën drejt rrjetës ishte Stoichkov, i cili realizoi në minutën e 71’, pak sekonda pasi Myrto Uzuni u zëvendësua nga Zaragoza, me shqiptarin që nuk mundi të spikaste në këtë sfidë.

Në fund rezultati u vendos nga Jon, me 27-vjeçarin që realizoi në minutën e 85’, duke i dhuruar “poker” skuadrës së tij.

Pas mbylljes së raundit të pestë të La Liga 2, Eibar renditet në vend të tretë me 10 pikë, teksa Granada qëndron në vend të gjashtë me 9 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency