La Liga

Uzun titullar, Granada nuk ia del me Valencian

Skuadra e Granadës është mundur me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Valencias në takimin e raundit të 27-të të La Ligës. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, teksa ritmin e ndeshjes e diktuan vendasit.

Goli i parë dhe i avantazhit për Valencian erdhi në minutën e 48’ me Guedes, teksa në minutën e 51’ Gomez dyfishoi rezultatin për ekipin e tij.

Ndërsa në minutën e 56’ sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u mundua t’i dhuronte një gol ekipit të tij, megjithatë prekja e fundit ishte e Domenech, i cili me autogol i dha zemër ekipit të Granadës.

Në minutën e 61’ Soler do t’i dhuronte golin e tretë Valencias dhe do të vuloste rezultatin e kësaj ndeshje.

Pas këtij takimi Valencia kalon në vendin e nëntë të renditjes së La Ligës me 36 pikë, teksa Granada rrezikon duke u renditur në vend të 17-të me 25 pikë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency