Uzunit i mjafton vetëm një javë te Granada, fiton vendin në formacion kundër Realit
Sulmuesit të kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i ka mjaftuar vetëm një javë te klubi i Granadas që të fitojë rolin e titullarit, në një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo kundër Real Madrid.
Uzuni do e nisë sfidën e raundit të 23 të La Ligas që në minutën e parë, duke vërtetuar se ka fituar shumë shpejt besimin e trajnerit Moreno.
Ai u bashkua me ekipin spanjoll nga Ferencvarosi, ku la gjurmë dhe që mbajti rolin e titullarit të padiskutuar, më 31 janar dhe që tashmë duket se do të jetë një nga emrat kryesor të Granada.
Reali qëndron në krye të tabelës së La Ligas me 50 pikë, teksa ekipi i Uzunit renditet në vend të 16të me 24 pikë.




