Valencia bie në shtëpi dhe largohet nga zona Champions
Valencia i largohet akoma edhe më shumë zonës Champions pas disfatës minimale që mori kundër Eibarit në shtëpi. Një ndeshje e dobët nga ana e skuadrës së Marcelinos, e cila nuk arriti dot të merrte suksesin përballë Eibar.
Sfida nisi me ritme të qeta dhe duhet të vinte minuta e 27′ për të parë një rast të rrezikshëm, siç ishte tentativa e Fabian Orellana. Nga ana tjetër Valencia nuk ia doli dot për asnjë moment të krijonte raste të pastra shënimi.
Pjesa e dytë është sërish e njëjtë. Në të 62-tën është portieri i Eibar, Dimitrovic, që i mohon festën Gameiros. Kur dukej se sfida do të përfundonte në barazim pa gola, Eibar suprizon Valencian, teksa Charles shënoi golin e fitores për të tijtë, e para pas dy humbjeve radhazi.
Ndërsa ekipi i Marcelions pëson një tjetër humbje duke zbehur akoma edhe më shumë shanset për t’u renditur në vendin e 4-t, ndërsa kjo ishte dhe humbja e parë pas 9 takimesh në “Mestalla”.



