La Liga

Valencia blen sulmuesin uruguaian, i vë klauzolë stratosferike

Sulmuesi uruguaian Maxi Gomez la Celta Vigon për t’iu bashkuar Valencias, në një transferim që kap shifrën e 50 milionë eurove, por që u pagua pjesërisht kesh dhe pjesërisht me kartonin e një tjetër futbollisti.

Kështu për të marrë sulmuesin 23-vjeçar, të cilin e prezantuan zyrtarisht sot, drejtuesit e Valencias paguan 15 milionë euro dhe kartonin e Santi Minës, me këtë të fundit që kthehet te Celta Vigo, skuadër në të cilën u rrit dhe luajti deri në 2015-ën.

Maxi Gomez nënshkroi për 5 sezone me skuadrën e Valencias, ndërsa kontrata ka edhe një klauzolë prishjeje prej 140 milionë eurosh. Futbollisti shënoi 13 gola këtë sezon në La Liga dhe shikohet si një nga më premtuesit në rolin e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency