Valencia blindon Rodrigon, rinovon deri në 2022 me klauzolë 120 mln euro
Rodrigo Moreno vazhdon bashkëpunimin me Valencian. Sulmuesi, i cili po luan një rol të rëndësishëm te spanjollët në këtë sezon, do të qëndrojë në “Mestalla” deri në qershor të vitit 2022, pasi palët gjetën akordin mes tyre. Gjithashtu klauzola e largimit në kontratën e 26-vjeçarit është rritur, duke shkuar në 120 milionë euro. Rodrigo në këtë këtë sezon, është autor i 8 golave në 13 ndeshje, në të gjitha kompeticionet. Sëfundmi ai është bërë pjesë edhe e kombëtares spanjolle,madje realizoi golin e tij të parë me “La Rojan” pikërisht në sfidën e Alicantes ndaj Shqipërisë të cilën Spanja e fitoi me rezultatin 3-0.



