Valencia ‘dërrmon’ Seviljan dhe i bën presion Barçës
Valencia vijon ecurinë pozitive, teksa sot ka marrë fitoren e 5-të radhazi, duke mposhtur 4-0 Seviljan. Skuadra e drejtuar nga Marcelino po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin spanjoll, ndërsa aktualisht ndodhet në vendin e 2-të, me vetëm 1 pikë më pak se Barcelona kryesuese.
Në takimin e sotëm, Valencia ka dominuar totalisht, por golin e avantazhit e gjeti vetëm në minutën e 44-t, me anë të Guedes. Në fillim të pjesës së dytë, ishte italiani Simone Zaza që dyfishoi shifrat, ndërsa Santi Mina dhe Rodrigo shënuan golat e tjerë dhe vulosën rezultatin 4-0.



