Valencia e mbyll me fitore ndaj Deportivos, Torres dy gola për lamtumirën me Atleticon
Valencia e mbylli me fitore ndeshjen e fundit të kampionatit në stadiumin e saj, “Mestalla”. Skuadra e Marcelino Garcia Toral mposhti 2-1 Deportivo La Corunian e rënë nga kategoria. U zhvillua një ndeshje pa shumë histori, pasi vendasit prej javësh e kishin siguruar vendin e katërt, që u garanton atyre pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm. Një pjesë e parë përgjithësisht e qetë dhe pa shumë impenjime. Në minutën e 28-të Simone Zaza nga brenda zonës i dha epërsinë të tijve, me vendasit që u mjaftuan me kaq për pjesën e parë. Në fraksionin e dytë loja ishte akoma edhe më qetë. Në min e 77-të Guedes dyfishoi shifrat për Valencian, ndërkohë që goli i vetëm për Deportivon u shënua në minutën e 80-të nga Perez.

Atletico Madrid, kampionia e saposhpallur e Europa League-s, barazoi 2-2 në sfidën e fundit ndaj Eibarit, me Fernando Torres qe realizoi te dy golat per “Los Colchoneros” në ndeshjen e tij të lamtumirës më “Wanda Metropolitano”.
Athtetic Bilbao e mbylli me zhgënjim sezonin, teksa u mposht 0-1 nga Espanioli në “San Mames” me gol të Lopez.



