Kupa e Mbretit

Valencia është super, Barça mposhtet në finale dhe nuk bën dot “manita”!

Në Benito Villamarin feston Valencia. Barcelona e mbylli në mënyrën më të keqe këtë sezon, teksa pas eliminimit të turpshëm që pësoi nga Liverpooli në Champions League, u dorëzua edhe në finalen e Kupës së Mbretit ku u mposht me rezultatin 2-1 nga Los Che të cilët fituan për herë të 8-të në historinë e tyre këtë trofe. Barça në krahun dështoi ta fitonte për herë të 5-të rresht Kupën e Mbretit, një kompeticion në të cilin mban rekordin e skuadrës më fituese me 30 trofe, kjo për meritë edhe të Valencias që zhvilloi një ndeshje në kufijtë e perfeksionit. Gameiro dhe Rodrigo me golat e tyre në pjesën e parë e çuan rezultatin në 0-2, Messi u përpoq të rikthente Barcelonën në ndeshje por pa Suarez dhe Dembele, Barça vuajti shumë në sulm. Gjithsesi pasi u ndal fillimisht nga shtylla Messi realizoi në minutën e 73-të, duke rihapur sfidën që në minutat e mbetura u bë më e nxehtë se kurrë me Valencian që gjithsesi rezistoi deri në fund për kënaqësinë edhe të trajnerit të saj Marcelino Garcia Torral i cili pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit festoi si një fëmijë për trofeun e tij të parë të vërtetë në karrierë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency