MotoGP

Valencia, Jorge Lorenzo më i shpejti në provat e lira

Jorge Lorenzo me Ducatin e tij rezultoi piloti më i shpejtë në fund të provave të lira për Cmimin e Madh të Valencias. Spanjolli i lindur në Majorka e përshkoi pistën me kohën 1 minutë, 30 sekonda e 649 të mijtat, duke qenë 122 të mijtat më i shpejtë se bashkëkombasi i tij, Dani Pedrosa. Shoku u tij i skuadrës, Andrea Dovizioso u rendit i treti me 309 të mijtat më vonë se Lorenzo. Koha e pestë më e mirë për kryesuesin e Botërorit Marc Marquez, i cili vjen pas Johann Zarcos. Mbyllin 10-shen më të mirë Miller, Crutchlow, Pirro, Rossi dhe Pol Espergaro.

Ëndërron “pole position” Ducati, por duhet të ruajë  të njëjtin nivel edhe në provat zyrtare, që do të përcaktojnë rreshtimin e pilotëve në startin e garës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency