Merkato

Valencia mohon blerjen përfundimtare të talentit portugez

Klubi spanjoll i Valencias ka mohuar arritjen e marrëveshjes me PSG-në për blerjen përfundimtare të mesfushorit portugez, Goncalo Guedes. Pak ditë më parë L’equipe raportoi se klubi spanjoll kishte arritur marrëveshjen me kryeqytetasit për transferuar përfundimisht portugezin, kundrejt 35 milionë eurove, por kjo u hodh poshtë nga drejtuesit e Valencias.

Edhe një herë ata u shprehën të kënaqur me paraqitjet e Guedesit, por thanë se fillimisht duhet të presin kualifikimin në Champions, pasi kjo është e vetmja rrugë prë të paguar kartonët e futbollistëve. Aktualisht Valencia ndodhet në vendin e 3-të dhe i ka të gjitha mundësitë për të arritur një vend në zonën Champions, ndërsa trajneri Marcelino duket mjaft i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit portugez.

Me Guedes në fushë, Valencia nuk ka humbur asnjë takim, ndërsa ka fituar 12 dhe barazuar 1 tjetër, por klubi spanjoll duhet të bëjë llogaritë edhe me blerjen e Goefrey Kondogbiasë, një tjetër futbollist i ardhur me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit dhe që po shkëlqen në këtë pjesë të parë të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency