La Liga

Valencia në rënie të lirë, mposhtet nga Villareali në derbi

Një gol i Carlos Baccës zhyti në krizë Valencian që pësoi humbjen e 3-t në 4 ndeshjet e fundit dhe të dytën rresht. Në derbin e komunitetit valencian që u zhvillua në Mestalla triumfoi “nëndetsja e verdhë” me një gol të ish sulmuesit të Milanit. Një disfatë që komplikoi disi pozitat e Valencias që tashmë rrezikon edhe kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm pasi vendi i 5-t që mbahet nga Sevilla është vetëm 5 pikë larg.Pas golit të Baccës në të 24-tën kartoni i kuq që mori Simone Zaza në minutën e 60-të ia vështirësoi akoma më shumë gjërat skuadrës së Marcelino Garcia Torral që pavarsisht rasteve të krijuara nuk arriti të barazonte shifrat për të marrë qoftë edhe 1 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency