Valencia nuk përmbahet, mposht edhe Alavesin e De Biasit
Tjetër humbje për Gianni De Biasin në La Liga. Pas suksesit në ndeshjen debutuese ndaj ish skuadrës së tij Levantes, Alavesi i drejtuar nga ish trajneri i kombëtares shqiptare ka pësuar 3 humbje radhazi. E fundit ka ardhur ndaj Valencias brenda në Estadio Mendizorrotza. Për ti dhënë fitoren e 6-sht rresht Valencias në Primera menduan dy sulmuesit Simone Zaza që shënoi golin që zhbllokoi shifrat dhe Rodrigo i cili kthehu në gol një penallti për ti dhënë një tjetër trepikësh skuadrës së Marcelino Garcia Torral që për momentin e sheh veten vetëm 1 pikë pas Barcelonës me Los Che që konsoliduan vendin e dytë. Përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Valencias sfida dhe ishte Alexis ai që realizoi golin e barazimit provizor 1-1 për Alavesin në fillimin e pjesës së dytë.



