Premier League

Valencia nuk rinovon me United, në pritje të ofertave të tjera

E ardhmja e Antonio Valencia me siguri sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më te Manchester United. I ati i futbollistit, Luis Valencia nuk ia mbylli derën Interit që është një nga ekipet e interesuar për lojtarin, kontrata e të cilit me “djajtë e kuq” është pranë skadencës.

Ai theksoi se është më se e qartë që Antonio nuk do të qëndrojë në “Old Trafford”, pasi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me ekipin e drejtuar nga Solskjaer.

I ati i mbrojtësit theksoi se Valencias nuk i interesojnë paratë dhe se është në kërkim të një ekipi që i ofron një kontratë 2-vjeçare. Pas Interit, ekipet e tjera që kanë shfaqur interes për kartonin e lojtarit janë dhe Arsenal e West Ham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency