Valencia planifikon rikthimin e bujshëm të mbrojtësit argjentinas
Valencia kompletoi repartin sulmues për sezonin e ri me ardhjen e Maxi Gomez nga Celta Vigo ndërsa tani i duhet të përforcojë mbrojtjen ,pasi ka larguar në pak ditë 4 lojtarë të repartit të prapavijës.
Ëndrra e madhe e trajnerit Marcelino është Nicola Otamendi, për të cilin do të ishte një rikthim në “Mestalla” ku ka luajtur në 2015-ën.
Një operacion i tillë do të kishte kosto të larta për Valencian dhe mund të realizohej vetëm nëse Manchester City gjen një zëvendësues dhe më pas të pranojë huazimin me të drejtë blerjeje të 31-vjeçarit.



