Valencia realizon “mrekullinë e 7-të”, ëndërron titullin
Tashmë janë 7 fitoret radhazi në La Liga. Valencia e Marcelino Garcia Torral nuk di më të ndalet. Leganes ishte viktima e fundit e Los Che që falë suksesit 3-0 në Mestalla u ngjitën në kuotën e 27 pikëve duke kërcënuar Barcelonën dhe duke ua bërë të qartë blaugranave në një farë mënyre se e kanë potencialin për të rivalizuar me ta në garën për titull. Valencia e gjeti shumë shpejt epërsinë që në minutën e 14-të me një goditje standarte të kthyer në gol nga Dani Parejo. Guedes goditi shtyllën në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që Rodrigo dhe Santi Mina me penallti vulosën fitoren e skuadrës së Marcelinos me shifrat 3-0.



