Merkato

Kondogbia shkëlqen, por Valencia s’ka para

Valencia ka nisur të planifikojë që tani merkaton për sezonin e ardhshëm dhe konfirmimi i disa lojtarëve mbetet ende në pikëpyetje.

Geofrey Kondogbia është njëri mes tyre i cili pavarësisht paraqitjeve shumë të mira mesfushori mund të rikthehet tek Interi pas përfundimit të huazimit.

Blerja prej 25 milioë euro e tij është në dyshim pikërisht për çështje bilanci, pasi në ekip janë 4 lojtarë të huazuar me të drejtë blerjeje që kushtojnë shumë.

Vetëm Guedes i cili mund të blihet nga PSG do t’i kushtojë arkës së Valencias rreth 40-50 mln euro, ndaj dhe Kondogbia mund të sakrifikohet duke e rikthyer në Milano.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency