Valverde: Ndaj Espanyolit vetëm për fitore, Messi është ok, por…
Për Barcelonën kampionati do të rinisë me sfidën ndaj Espanyol, ose më saktë me derbin e Katalunjës. Një ndeshje që të paktën në letër sheh blaugranat si favoritë për të arritur suksesin por gjithsesi në sfida të tilla vështirë të bëhen parashikime. Për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe që sigurisht Barça do të kënaqej vetëm me fitoren.
“Tashmë që periudha e pushimit përfundoi të gjithë kemi qënë të fokusuar maksimalisht në stërvitje. Kemi mbërritur në pjesën më të rëndësishme të sezonit ndaj tashmë në çdo përballje duhet të bëjmë kujdes. Kemi 3 takime të vështira siç është derbi me Espanyolin, më pas vinë Villareal dhe Atletico Madrid. Çdo fitore që do të marrim ka shumë rëndësi për ne. Nuk na lejohen gabimet duhet të fitojmë. “
Valverde i qetëson të gjithë përsa i përket gjëndjes fizike të Lionel Messit. Sipas numrit një të stolit blaugrana, pesë herë fituesi i topit të artë nuk është mirë por gjithsesi nëse do të luajë apo jo kjo ende nuk dihet.
“Messi nuk ka asnjë shqetësim. Të gjithë jemi përpjekur të kujdesemi maksimalisht për të siç kemi bërë gjithmonë. Është stërvitur me ekipin, ka patur mundësi edhe të pushojë. Kështu që nuk ka asnjë shqetësim për të, gëzon formë të mirë fizike, por nuk di t’iu them nëse do të luajë ndaj Espanyolit.”



