Kupa e Mbretit

Valverde: Të detyruar të sulmojmë, kualifikimi i hapur

“Do të më pëlqente të festoja në fund me kualifikimin në finale”. Kështu shprehet trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në prag të El Clasicos së kthimit të Kupës së Mbretit, që korrespondon me ndeshjen e tij numër 100 në pankinën e “blaugranave”.

“Është një sfidë gjysmëfinale, një El Clasico, një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse në ndeshjen e parë nuk morën rezultatin që dëshironim. Gjithsesi, kualifikimi është i hapur. E dimë që Reali është një rival i madh, shpresojmë të avancojmë, ashtu sikurse ua urojnë edhe atyre. Duhet ta godasim kundërshtarin dhe të fitojmë.”

Rezultati 1-1 i ndeshjes së parë, e detyron Barcelonën të kërkojmë me ngul golin.

“Nëse nuk shënojmë, jemi të eliminuar, ndaj e kemi për detyrë të bëjnë gjithçka për të shkuar te goli, por sigurisht pa iu shmangur filozofisë sonë të lojës.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency