Van Bronckhorst pasuesi i Wenger te Arsenali?
Mund të jetë Giovanni Van Bronckhorst, pasuesi i Arsene Wenger në stolin e Arsenalit. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, francezi i cili ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2019 u ka këshilluar drejtuesve të klubit londinez pikërisht holandezin e Feyenoord-it për stolin. Van Bronckhorst i cili si futbollist ka mbajtur veshur fanellën e “topçinjëve”, po bën një punë të mirë në krye të Feyenoord teska sezonin e kaluar arriti të fitonte titullin kampion me skuadrën nga Roterdami një trofe që i mungonte prej plot 18 vitesh.



