Van De Beek baba për herë të parë, sugjerimi i Van der Meyde është epik
Donny Van De Beek është një nga “rezervat e luksit” te Manchester United. 24-vjeçari holandez nuk preferohet nga Ole Gunnar Solskjaer, dhe deri tani numëron vetëm 144 minuta aktivizim me “Djajtë e Kuq” në këtë sezon.
Jashtë fushave gjërat po shkojnë shumë mirë, teksa sot mesfushori ofensiv ka shpërndarë në rrjetet sociale lajmin fantastik që do të bëhet baba për herë të parë.

Gruaja e tij, Estelle Bergkamp, e cila është vajza e Dennis Bergkamp, legjenda e Arsenalit, është shtatzënë. Urime të shumta ka marrë Van De Beek, por nuk ka munguar as ironia dhe humori.
“Do ia vësh emrin Ole Gunnar?”, i shkruan Andy Van Der Meyde, ish-futbollist i Ajaxit dhe Interit, duke përfituar të bëjë pak shaka rreth raportit aspak pozitiv që ka futbollisti tulipan me trajnerin e United.



