Futboll

Van der Vaart shkon tek Esbjerg prej të dashurës

Rafael van der Vaart nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli edhe pse i ka mbushur 35-vjeç. Mesfushori holandez, pasi u çlirua nga kontrata me Real Betisin, skuadër me të cilën kishte firmosur për tre vite në 2015-ën, është zhvendosur në Danimarkë, kur ka firmosur me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit danez, Esbjerg.

Arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje të holandezit lidhet me faktin se në skuadrën e hendbollit të Esbjerg luan partnerja e tij, Estevana Polman.

Van der Vaart në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha Real Madrid,  Tottenham, Hamburgu dhe Ajax.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency