Van Dijk bën kritikun: Ndaj Malit të Zi luajtëm në mënyrë skandaloze
Virgil Van Dijk lideri dhe kapiteni i kombëtares holandeze ka kritikuar skuadrën për paraqitjen ndaj Malit të Zi sidomos pas minutës së 80-të kur tulipanët pësuan dy gola dhe e mbyllën ndeshjen ndaj përfaqësueses ballkanase në barazim 2-2. Një rezultat që detyron Holandën të luajë për të mos humbur ndaj Norvegjisë nëse dëshiron kualifikimin direkt në Botëror. Van Dijk në një intervistë e ka cilësuar si skandaloze paraqitjen e Holandës ndaj Malit të Zi, duke ngritur zërin ndaj shokëve të skuadrës.
“Duam të kemi gjithmonë topin në kontroll, të gjithë duam të luajnë futboll, të sulmojmë dhe të shënojmë. Por futbolli nuk është i tillë pasi duhet të dish edhe të mbrosh dhe këtë gjë nuk e bëmë ndaj Malit të Zi. Organizimi që i bëmë lojës nuk ishte i mirë. Mund ta përshkruaj thjeshtë si të tmerrshëm. Duhet të ishim kualifikuar ndaj Malit të Zi me gjithë respektin që kam për ta”, deklaroi Van Dijk.



