Futboll

Van Gaal ironi me De Jong e De Ligt: Kanë ngatërruar skuadrat

Mathijs De Ligt dhe Frenkie De Jong ishin dy protagonistët që çuan Ajaxin deri në gjysmëfinale sezonin e kaluar, ndërsa në verë ishin më të kërkuarit nga skuadrat e mëdha europiane, ndonëse që të dy bënë zgjidhje të ndryshme.

Mbrojtësi vendosi t’u bashkohet italianëve të Juventusit, ku nuk po arrin të përshtatet si duhet me futbollin në Serinë A dhe deri tani ka luajtur më tepër për shkak të dëmtimit të Chielinit e Demiral, sesa për meritë të tij.

Nga ana tjetër De Jong po bën mirë në Katalunjë, por jo rrallë është nisur nga pankina, kjo për shkak të rivalitetit të fortë që ka në repartin e mesfushës te skuadra e Barcelonës, ku I duhet të luftojë për formacionin me emra si Busquets, Arthur, Vidal, Rakitic, Sergi Roberto, etj.

Ish trajneri i njohur hoalndez, Louis Van Gaal, në një intervistë të dhënë për mediat vendase, ka bërë ironi me zgjedhjet e dy talenteve të portokallinjve, duke thënë se kanë ngatërruar destinacione me njëri-tjetrin.

“Mendoj se De Ligt dhe De Jong kanë ngatërruar destinacione gjatë merkatos së verës. Barcelona ka nevojë për mbrojtës dhe De Ligt do të ishte perfekt për katalanët, pasi organizon mirë nga mbrapa dhe di të pozicionohet në një mbrojtje të lartë si ajo e tyre. Nga ana tjetër De Jong do të ishte ideal te Juventusi, pasi bardhezinjve u mungon një lojtar me cilësitë e tij në qarkullimin e topit dhe mendoj se po të ndërrohen, do jenë shumë më rezultativë”, deklaroi Van Gaal.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency