Van Gaal këshillon Barçën për të blerë Daley Blind
Louis Van Gaal në rolin e këshilltarit. Ish-trajneri i Manchester United, Ajaxit e Barcelonës, këshillon pikërisht blaugranat të blejnë mbrojtësin e “Djajve të Kuq”, Daley Blind. 66-vjeçari deklaroi se Blind mund të përshtatet shumë mirë me nivelin dhe në stilin e katalanasve. Holandezi theksoi se 27-vjeçari është një futbollist që ndërton dhe për më tepër është i aftë të sulmojë nga krahu i majtë. Sipas tij, Blind do të ishte përfekt për Barcelonën dhe kampionatin spanjoll.



