Van Gaal: Rikthehem vetëm për t’u hakmarrë ndaj Unitedit
Luis Van Gaal u shkarkua nga stoli i Manchester Unitedit në verën e 2016-ës, për t’i bërë vend Jose Mourinhos që e pasoi dhe aktualisht vijon të jetë i papunë. Holandezi që ka stërvitur një sërë klubesh të mëdha, si Barcelona, Bayern Munchen, etj., shprehet se nuk ka ndërmend të punojë më si trajner.
Gjithsesi, Van Gaal duket se ka ende një peng në karrierën e tij si trajner, të hakmerret ndaj Manchester Unitedit. Këtë fiksim të tijin, holandezi nuk e fsheh në një intervistë të dhënë për mediet vendase.
“Me shumë mundësi nuk do të stërvit më klube. Dua të bëj vetëm një përjashtim, nëse më vjen ofertë nga ndonjë klub i madh anglez. Kjo pasi dua të përballem me Manchester Unitedin dhe ta mposht”, u shpreh Van Gaal.



