Futboll

Van Nistelrooy flet si trajner: Këto ekipe nuk do t’i drejtoj kurrë

Ruud Van Nistelrooy po hedh hapat e tij të parë si trajner. Ish-“bomberi” holandez, është në krye të ekipit të të rinjve të PSV Eindhovenit dhe ka pranuar për mediet holandeze se qëllimi i tij është të marrë drejtimin e ekipit të parë. 45-vjeçari, duke folur për opsionet e mundshme, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me skuadrat që i ka pasur rivale të urryera si futbollist.

“Ajaxi dhe Feyenoordi nuk janë opsione për mua. Në AND-në time mbizotërojnë gjenet e PSV-së. Është e mundur që të marr një tjetër klub holandez, por që nuk është në majë. E njëjta gjë ndodh me Barcelonën. Kurrë nuk do të bëhem trajner i tyre, sepse jam shumë I lidhur me Realin e Madridit,” – deklaroi Ruud van Nistelrooy.

Por është një figurë e njohur e futbollit holandez që ka thyer barrierat, duke qenë pjesë e tri ekipeve më të mëdha në Holandë, si futbollist dhe trajner.

“Ronald Koeman ka qenë në treshen e madhe të Eredivisies, Ajax, Feyenoord dhe PSV. Dhe jo vetëm si lojtar, por edhe si trajner. Kjo është arsyeja pse Ronald Koeman është unik, është Ronald Koeman.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency