Futboll

Vanoli triumfon në Rusi, fiton kupën me Spartak Morcow

Suksesi i parë për Paolo Vanolin si trajner. Ish-mbrojtësi i Bolognas dhe Fiorentinës, triumfoi në Kupën e Rusisë me Spartak Moscow, trofe të cilin klubi kryeqytetas nuk e ka fituar për 20 vite.

Në finalen e luajtur në “Luzhniki Stadium”, Spartak fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Dinamo Moscow, falë golave të Sobolv dhe Promes, ndërsa goli i Dinamos u shënua nga Zakharyan.

Vanoli mori drejtimin e skuadrës së Spartak Moscow në dhjetor dhe tashmë ka në duar trofeun e parë. Përpara se të niste rrugën e tij në pankinë, Vanoli kishte punuar përkrah Contes si bashkëpunëtor i trajnerit te Salentos, te Chelsea dhe te Inter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency