Kategoria Superiore

VAR për herë të parë në Superiore, cilat skuadra kanë përfituar nga teknologjia

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, në edicionin futbollistik 2021-2022, u implementua sistemi VAR, ashtu si në kampionatet më prestigjoze në botë, në mënyrë të që zvogëlohej numri i gabimeve nga ana e gjyqtarëve.

Që në sezonin e parë Video Assistant Referee u bë protagonist absolut, duke qenë një suportues i vendimeve të gjyqtarëve, në ndryshimin apo konfirmimin e 11-metërshave, golave të rregullt, pozicioneve jashtë loje apo kartonëve të kuq.

Në 15 javët e zhvilluara deri më tani, ndërhyrja e VAR-it ka qenë gati në çdo ndeshje, megjithatë në 33 raste ka ndikuar në përcaktimin e një verdikti të lojës. SuperSport sjell për çdo skuadër favorizimin dhe penalizimin që ka sjellë teknologjia deri më tani.

Kryesuesit e Tiranës i janë gëzuar 5 herë ndërhyrjes së VAR, ndërsa në po pesë raste, ndërhyrja e teknologjisë nuk ka qenë në favor të tyre. Në ekuilibër janë dhe Kukësi me Vllazninë, që në 3 raste janë ndihmuar nga VAR, ndërsa në po aq situata Video Assistant Referee ka qenë kundër ekipeve veriore. E njëjta situatë dhe për Laçin, që sheh 2 ndërhyrje në favor nga VAR dhe 2 kundër.

Partizani dhe Teuta janë dy ekipet që shohin peshoren të anojë nga vendimet në favor të sistemit VAR. Pesë ndërhyrje kanë ndikuar në vendimet në favor të Partizanit, ndërsa në dy raste kanë qenë kundër të kuqve.

Sa i takon “djemve të detit”, diferenca mes rasteve në favor dhe atyre në disfavor është 2, me gjashtë situata pro dhe katër kundër. Dy skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë, po ashtu janë në ekuilibër me vendimet e Video Assistant Referee.

Skënderbeu është skuadra që ka  një bilanc në disafavor. Korçarët i janë falur VAr vetëm 2 herë, ndërsa në 5 raste vendimet kanë qenë kundër skuadrës së Migen Memellit.

Për tu veccuar është situata me Kastriotin, që VAR nuk ka ndërhyrë në asnjë situatë në favor, ndërsa ka parë dy vendime kundër deri në këtë fazë të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency