Kategoria Superiore

Vazhdojnë “firot” te Laçi, largohet goleadori i skuadrës!

Tjetër largim nga Laçi. Ndriçim Shtubina, goleadori i skuadrës kurbinase gjatë sezonit të fundit nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjëve. Ka qenë vetë lojtari shkodran që ka zyrtarizuar largimin e tij nga Laçi me një postim në profilin e tij në Facebook. Shtubina largohet nga Laçi pas 2 sezonesh teksa numëron me bardhezinjtë 52 paraqitje në kampionat dhe 12 gola të realizuar në total. Nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i ri i lojtarit 32-vjeçar por një opsion mund të jetë edhe rikthimi te Vllaznia.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency