Vdekja e Astorit/ Sanchez humb vetëdijen, tifozët bëjnë homazhe në Firenze
Carlos Sanchez ka qenë pjesë e Fiorentinës deri më 31 janar, për t’iu bashkuar më pas Espanyolit në Spanjë. Mbrojtësi kolumbian ka qenë shumë i lidhur me Firenzen dhe me Davide Astorin, ndërsa është njoftuar për vdekjen e këtij të fundit, pas përfundimit të takimit Levante-Espanyol.
Lajmi ka qenë shokues për kolumbianin, që ka rënë në tokë thuajse i pavetëdijshëm dhe është rrethuar menjëherë nga mjekët e ekipit. Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Davide Astorit, preku të gjithë opinionin sportiv në mbarë botën.
Në Firenze, tifozët e Fiorentinës kanë bërë homazhe në portat e stadiumit ‘Artemio Francchi’, dhe pranë zyrave të klubit.















