Champions League

VIDEO: Milani me 10 lojtarë dorëzohet para Chelsea-t, Reali barazon “in extremis”, PSG “ngec” sërish ndaj Benfikës

Nisi si mos më keq dhe ashtu përfundoi për Milanin sfida me Chelsea-n, më “San Siro”. Një përballje që nuk të lejon të bësh ndonjë analizë të thellë, për faktin se penalltia e shoqëruar me kartonin e kuq të Tomorit prishi ekuilibrat në rezultat dhe në forcat e skuadrave në fushë.

Jorginho nuk mund të gabonte nga pika e bardhe e penalltisë, ndërsa goli i dytë i shënuar nga Aubameyang në minutë e 34-t vulosi kapitullimin e Milanit.

Pesë ndërrime bëri trajneri i Chelsea-t, Graham Potter, por nuk e ka të arsyeshme të aktivizonte qoftë për disa minuta Armando Brojën, që vinte në këtë përballje të Championsit me entuziazmin e golit të parë të shënuar në Premier League.

 

Milan – Chelsea 0-2 (Jorgihno 21′ (11-m), Aubameyang 34′)

 – Moment i vështirë për Milanin. Në minutën e 18-të, Fikayo Tomori ndërhyn nga si lojtar i fundit ndaj Mount dhe për kryesorin është 11-metërsh dhe karton i kuq. Penalltinë e merr përsipër Jorginho, që nuk gabon, 0-1.

 – Çfarë zhgënjimi në “San Siro”! Në minutën e 34-t, kuqezinjtë pësojnë golin e dytë, që mban firmën e Aubameyang. Aksion model i londinezëve, 0-2.

Në takimet e tjera të mbrëmjes spikat barazimi 1-1 i Shakhtar Donetskut përballë Realit në Varshavë. Skuadra ukarainase ishte shumë pranë fitores falë golit të Zubkov në fillim të pjesës së dytë, por Rudiger në minutën e pestë shtesë i hoqi kënaqësinë e suksesit.

PSG-së nuk i mjafto goli i Mbapessë me penallti përballë Benfikës, pasi po me 11-metërsh barazoi Joao Mario. Me të njëjtin rezultat 1-1 u mbyllën edhe Dortmund – Sevilla dhe Dinamo Zagreb – Salzburg, ndërsa Leipzigu fitoi 0-2 ndaj Celtic Glasgow-t me golat e Werner dhe Forsberg.

Rezulatet:

FC Copenhagen – Manchester City   0-0

Maccabi Haifa – Juventus  2-0

AC Milan – Chelsea      0-2

Celtic – RB Leipzig 0-2

Zagreb – Salzburg 1-1

Dortmund – Sevilla      1-1

Paris SG – Benfica        1-1

Shakhtar Donetsk – Real Madrid 1-1

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency