Vedat Muriqi prezantohet me stil te Mallorca
Vedat Muriqi, zyrtarisht futbollist i Mallorcas në LaLiga. Sulmuesi “dardan” kishte mbërritur një ditë më parë në Ishull dhe pasi kaloi testet mjekësore hodhi firmën në kontratë.
Mallorca e ka bërë zyrtare transferimin e tij me një video shumë interesante në rrjetet sociale. Një tifoz e donte me çdo kusht në skuadër, madje duke e transferuar fillimisht në lojën “Sony Playstation”. Pas bisedimeve të gjata, tifozit i erdhi Vedat Muriqi në shtëpi, duke trokitur në derën e tij.
Lojtari i Lazios transferohet në formë huazimi te Mallorca, skuadër ku do të kërkojë t’i japë një trajektore të re karrierës së tij, pas përvojës zhgënjyese te Lazio.
https://twitter.com/i/status/1488219516588933126



