Futboll

Vëllai i ish-kapitenit të Gjermanisë me ekip të ri, nis aventurën e parë si trajner

Tobias Schweinsteiger është emëruar trajneri i ri i Osnabruck. Vëllai i Bastian Schweinsteiger, ish-kapitenit të kombëtares gjermane dhe Bayern Munchen, ka firmosur me klubin që garon në divizionin e tretë të futbolli gjerman.

40-vjeçari ka qenë më parë si ndihmës trajner te Nurnberg dhe ekipi i dytë i Bayern Munchen, teksa kjo do të jetë hera e parë që do të punojë si trajner i parë. “Jemi shumë të kënaqur që arritëm të bindim Tobias Schweinsteiger të angazhohej me ekipin tonë.

Kemi punësuar një trajner ambicioz”, deklaroi Daniel Scherning, drejtori sportiv i Osnabruck, që pavarësisht nisjes së keqe të sezonit të ri synon rikthimin në Bundesliga 2.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency