Futboll

Velodrome nuk është Air Albania, gjyqtarët francezë gjykojnë me dy standarte!

Clement Turpin gjykon me dy standarte. Gjyqtari francez i cili u bë protagonist në sfidën eliminatore mes Shqipërisë dhe Polonisë duke ndërprerë për disa minuta ndeshjen për shkak të shisheve dhe sendeve të hedhura në fushë nga tifozët shqiptarë, ndërpreje që i kushtoi kombëtares shqiptare 150 mijë franga zvicerane gjobë dhe një ndeshje pa tifozë, por Turpin e di shumë mirë që në Francë veprohet ndryshe pasi diçka e ngjashme ndodhi në sfidën klasike mes Marseille dhe PSG dhe gjyqtari kryesor Bastien nuk vendosi ndërprerjen e ndeshjes. Në një moment të klasikes së Francës kur Neymar ishte duke goditur një goditje këndi një lumë shishes plastike dhe sendesh vërshuan në drejtim të brazilianit, diçka që nuk kishte fare lidhje me sportin dhe fair-play-n por gjyqtari vendosi të mos ndërprente ndeshjen, ndërkohë që Dimitri Payet shikonte i dorëzuar veprimet e tifozëve të tij pa patur mundësi të bëjë asgjë. Në Francë kanë ndodhur shpesh skena dhune në këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency