Vendimet e Displinës/ Dënohet Memelli dhe zëvendësi i tij, masë edhe për Partizanin e Teutën
Komisioni i Disiplinës ka publikuar masat e marra në lidhje me javët e fundit futbollistike në Shqipëri. Ajo që bie në sy është dënimi me tetë ndeshje pezullim i trajnerit të Skënderbeut, Migen Memelli, për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në sfidën ndaj Dinamos. Ndërsa, nuk shpëton edhe zëvendësi i Memellit, i cili ka marrë edhe një dënim më të ashpër duke qenë se është pezulluar me 10 ndeshje po për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Sakaq, vijojnë masat e zakonshme financiare për Partizanin dhe Teutën për mosvendosjen e stemës së Kategorisë Superiore.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 14.09.2022
- KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol Renato Baba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



