Futboll

Vendimi i UEFA-s, asnjë shtet nuk mund të shmangë Kosovën

UEFA po vendos rregulla strikte ndaj vende që nuk e njohin Kosovën e për rrjedhojë nuk pranojnë të luajnë në vendin e tyre ndaj “Dardanëve”, gjithsesi këto rregulla lënë disa pikëpyetje.

“Kjo politikë detyron të gjitha ekipet e tjera të pranojnë të luajnë kundër ekipeve kombëtare të Kosovës dhe klubeve qoftë në territorin e tyre apo në territorin e Kosovës,” – u shpreh të mërkurën presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ndërkohë që rregulli i ri trajton ndeshjet kualifikuese si në shtëpi dhe jashtë, ai nuk specifikon se çfarë ndodh nëse Kosova dhe Spanja do të kualifikohen në “Euro 2020”. Kosova luan në play off-in e Nations League dhe nëse triumfon, do të kualifikohet direkt në “Euro 2020. 4 nga 12 vende që organizojnë takimet e Europianit, Azerbaixhani, Rumania, Rusia dhe Spanja, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Refuzimi i Spanjës për të njohur flamurin dhe himnin e Kosovës e detyroi UEFA-n në shkurt të zhvendosë në Nyion të Zvicrës kualifikueset e U-17, që ishin programuar për t’u zhvilluar në Spanjë.

Kjo pengesë nga Spanja theu premtimin që qeveria i bëri Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, nëntorin e kaluar, për të respektuar të drejtat e atletëve nga Kosova.

UEFA sqaroi se politika e ndjekur nga Komiteti Ekzekutiv i saj do të lejojë vendet që nuk duan të presin Kosovën që të luajnë një një vend neutral.

Ukraina e bëri këtë me një ndeshje kualifikuese të Botërorit 2018, që u transferua në Poloni në tetor 2016.

Kosova do të vazhdojë të mos shortohet në një grup në kualifikuese për arsye sigurie me ekipe se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency