“Vendimi im i drejtë”, Scaloni: Messi ka vuajtur shumë, çfarë bisedova me të
Leo Messi u infektua me Covid-19 ditën e parë të vitit 2022 dhe nuk e pati aspak të lehtë kalimin e koronavirusit. Ylli argjentinas humbi disa ndeshje të PSG-së, teksa u aktivizua gjysmë ore në sfidën e fundit, që ekipi kryeqytetas fitoi 4-0 kundër Reims.
Messi po punon për të rigjetur formën më të mirë dhe trajneri i Argjentinës zgjodhi të mos e grumbullojë për takimet e fazës eliminatore të Botërorit Katar 2022 kundër Kilit dhe Kolumbisë.
Lionel Scaloni është ndalur te situata e kapitenit të kombëtares latine, duke shpjeguar mungesën e grumbullimit. “Do të donim që ai të ishte këtu me ne. Kam biseduar me Leon, ai më tha se vuajti shumë nga koronavirusi. Ai kishte shumicën e simptomave.
Rëndësi ka që të marrë veten fizikisht, ky është shkaku pse vendosa të mos e grumbulloj. Ai nuk ka luajtur për një kohë të gjatë dhe mendoj se vendimi im ishte i duhuri”, deklaroi trajneri i Argjentinës në lidhje me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



