Lajme

Vendos Aguero, City dominon Chelsea-n dhe e nis me trofe sezonin

Manchester City i jep leksion futbolli Chelsea-t në Superkupën e Anglisë, ose siç quhet ndryshe FA Community Shield.

Kampionët e Anglisë u shfaqën superiorë ndaj bluve të Londrës, që u dorëzuan me rezultatin e pastër 2-0, pa mund t’u bëjnë ballë Citizens, që treguan se janë një shkallë më lart se rivalët e tyre.

Spikati për formacionin e Pep Guardiolës Sergio Aguero, që realizoi të dy golat e sfidës, nga një në çdo pjesë. I pari i shënuar që në minutën e 13-të ishte i 200-ti në 293 ndeshje.

Dominimi i City-t në këtë përballje të zhvilluar në mitikun Wembley ishte total në çdo aspekt, aq sa është e vështirë të gjesh raste të pastra të Chelsea-t përgjatë gjithë lojës.

E nis me humbje humbje në ndeshjet zyrtare Maurizo Sarri eksperiencën e tij te Chelsea, ku do t’i duhet shumë punë për të pretenduar pjesën më të lartë të renditjes kur të nisë Premier League.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency